Pas shpërthimit në Austri, rritet ndjeshëm çmimi i gazit në Evropë

Pas shpërthimit të shpërndarësit kryesor të gazit në Austri, shumë vende po përballen me probleme të mëdha sa i përket çmimeve dhe furnizimeve me gaz.

Bota

12/12/2017 15:55

Italia si vendi që furnizohej me gaz nga Austria po përballet me probleme serioze të energjisë, këtë e ka bërë të ditur edhe vet ministri i Industrisë italiane, transmeton lajmi.net.

Në Itali çmimi i rrymës u rrit për një rekord prej 97% , duke shkuar kështu deri në 47 euro për megavat-orë.

Furnizimet nga Rusia po tentohet të marrin një kthesë për në ndonjë vend tjetër, ndërkaq ato që arrijnë deri në destinacion të sigurohen. /Lajmi.net/