Pas SHBA-ve edhe ky shtet zhvendos ambasadën e saj në Kuds – Lajmi.net
Pas SHBA-ve edhe ky shtet zhvendos ambasadën e saj në Kuds
Autori: Lajmi.net BotaLajme 12:26, 16 May 2018
Pas SHBA-ve edhe shteti i Amerikës Qendrore, Guatemala sot zhvendosi ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds.

Në ceremoninë e hapjes së ambasadës mori pjesë presidenti i Guatemalës Jimmy Morales, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu si dhe ambasadori i SHBA-ve në Izrael, David Friedman.

Netanyahu gjatë fjalimit në ceremoninë e hapjes tha se nuk është rastësi ndjekja e hapit të hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds nga Guatemala, duke shtuar se ky shtet gjithmonë ka qenë në mesin e të parëve.

Ai theksoi se Guatemala është shtet mik i Izraelit dhe se zhvendosja e ambasadës së Guatemalës në Kuds është një fillim i ri i “jashtëzakonshëm” për nga aspekti i marrëdhënieve të të dy shteteve.

Netanyahu tha se Izraeli dhe Guatemala ndajnë vlera dhe qëllime të njëjta në fusha të shumta duke shtuar se do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në vendimin e Guatemalës për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kuds pas vendimit të SHBA-ve thuhet se luan rol marrja e një sasie të madhe të ndihmës nga SHBA-të dhe pretendimet për korrupsion ndaj presidentit, Jimmy Morales, raporton Anadolu Agency.

Presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor të vitit 2017 njoftoi se ka njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe se do të zhvendosë ambasadën e vendit të tij nga Tel Avivi për në Kuds. Pas kësaj deklarate, të hënën me një ceremoni zyrtare u bë hapja e ndërtesës së re të ambasadës.

Ushtarët izraelitë vranë të paktën 62 palestinezë dhe plagosën më shumë se 2.700 të tjerë të cilët dëshironin të shënojnë Ditën e “Nakba”-s ose “Fatkeqësisë së Madhe” dhe të protestojnë kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kuds.

Fjalët kyçe: Kuds, SHBA, Zhvendosja e ambasades

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play Berry Rush
  • Play Pro Kicker Frenzy