Pas sanksioneve, Putin shtrëngon pasanikët rusë

Me valën e sanksioneve perëndimore që po vijnë, Putin ka ftuar miliarderët t’i paguajnë taksat. Ai u takua të enjten me disa nga njerëzit më të pasur në Rusi dhe u tha se “biznesi i tyre duhet të regjistrohet në Rusi dhe taksat për atdheun duhet të paguhen”.

Bota

20/03/2014 18:38

Miliarderët rusë kanë marrë një urdhër të ri nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin: t’i paguajnë taksat.

Me valën e sanksioneve perëndimore që po vijnë për shkak të aneksimit të Krimesë, Putin i ka ftuar miliarderët t’i paguajnë taksat.

Putin u takua të enjten me disa nga njerëzit më të pasur në Rusi. Putin u tha pasanikëve rusë se “biznesi i tyre duhet të regjistrohet në Rusi dhe taksat për atdheun duhet të paguhen”.

Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama, tha sot se është duke mbledhur sanksione shtesë kundër 20 zyrtarëve të lartë rusë dhe shoqëruesve të Presidentit Vladimir Putin si dhe Bankës së Rusisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Rusia do të përballet me sanksione të mëdha nga Bashkimi Europian nëse nuk ndërmerr masa për ta shtensionuar krizën në Krimea.

Rusia iu përgjigj hapave të Obamas duke vënë sanksione ndaj nëntë zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarëve të Kongresit.

Në bazë të dispozitave të sanksioneve të shpallura nga Shtëpia e Bardhë, çdo aset i atyre individëve rusë në SHBA është ngrirë përderisa amerikanëve u ndalohet të bëjnë biznes me këta njerëz.