Pas Ronaldos, Mendes ia ofron një yll të madh Juventusit

Jorge Mendes është shumë afër ta transferoj një lojtar te Juventus.

Merkato

11/12/2018 15:28

Agjenti portugez, Jorge Mendes, i ka bërë me dije Juventusit se mund ta transferojë Ruben Neves, që aktualisht luan te Wolves.

Agjenti e menaxhon lojtarin, andaj dëshiron që ai të kalojë në Torino, përcjell “lajmi.net”.

Mendez në këtë verë e kompletoi transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventus, ndërsa tani dëshiron qe edhe Neves të kalojë atje.

Në garë për transferimin e lojtarit janë edhe dy klubet nga Manchesteri. /Lajmi.net/