Pas Ronaldos, Juventusi ‘bombardon’ edhe me dy transferime

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos, Juventus po kërkon edhe dy super-lojtarë.

Sport

02/10/2018 18:28

‘Zonja e Vjetër’ vazhdon të tërheq emra të mëdhenj për të forcuar skuadrën, duke vazhduar të kërkojë titullin e Ligës së Kampionëve.

Gazeta me qendër në Torino, ‘TottoSport’, raporton se Juventusi është e interesuar të nënshkruajë me Kylian Mbappen dhe Paul Pogban.

‘Bardhezinjtë’ kanë thyer modelin e tyre tradicional të transferimeve, duke transferuar Cristiano Ronaldon nga Real Madrid për 100 milionë euro, të cilit raportohet se i kanë ofruar pagë 30 milionë euro në sezon.

Shuma e përdorur për Ronaldon, ka hapur rrugë edhe për transferime tjera të shtrenjta nga Juventusi, që e ka ndërmend të “thyej” edhe një bankën për të finalizuar transferimin e Kylian Mbappe nga PSG dhe Paul Pogba nga Manchester United.

Ky i fundit në të kaluarën ka veshur fanellën e Juventusit, ku në vitin 2016 për 105 milionë euro iu kishte bashkuar ‘Djajve të Kuq’./Lajmi.net/