Pas Ritës, Dua Lipa vishet kuq e zi tek Jimmy Kimmel

Suksesi i këngëtareve shqiptare në botë nuk ka të ndalur.

ShowBiz

20/02/2018 10:53

Rita Ora këto ditë ka qenë kryetemë e shtypit vendor, rajonal dhe atij ndërkombërar, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkak të koncertit madhështor që mbajti në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja ishte veshur kuq e zi, ndërsa paraqitja e saj kishte marrë edhe vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Dua Lipa ishte e ftuar të performonte mbrëmë live tek Jimmy Kimmel në Los Angeles, me këtë rast kishte vendosur të vishej kuq e zi. /Lajmi.net/