Pas rehabilitimit, Demi Lovato merr këtë vendim për veten

Ka përfunduar rehabilitimin në fillim të këtij muaji.

ShowBiz

14/11/2018 17:06

Këngëtarja, Demi Lovato ka përfunduar rehabilitimin pas një mbidoze që pësoi gjatë muajit korrik, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram ajo kërkoi nga miqtë e saj që t’i shkruanin privatësisht për të marrë numrin e saj të ri.

“Shoqëri- më kontaktoni mua për numrin e ri”, shkruan Lovato.

Ndryshe, në gusht mediat e huaja raportuan se Lovato do të merrte një numër të ri telefoni për t’i ndaluar tregtarët e drogës. /Lajmi.net/