Pas pushimeve romantike me të dashurin, Rita i rikthehet punës

Muaji maj dhe fillimi i muajit qershor kanë qenë shumë të ngarkuar me koncerte për Rita Orën.

ShowBiz

08/06/2018 16:04

Këngëtarja pothuajse çdo ditë ka qenë e angazhuar me koncerte për turneun e saj “Girls”, shkruan lajmi.net.

Pas koncertit madhështor që mbajti në Tiranë dhe pas tij edhe performancës në Verona të Italisë, ajo kishte vendosur të pushojë në plazh bashkë me të dashurin e saj, Andrew Watt.

Imazhe të çiftit kanë qarkulluar në rrjete sociale, në të cilat shihet Andrew teksa nuk i ndahet në asnjë çast, Ritës.

Pas përfundimit të pushimit, këngëtarja i është rikthyer menjëherë punës, ajo ka mbajtur prova në stadiumin “Wembley”, ku edhe do të performojë të shtunën. /Lajmi.net/