Pas propozimit të adhurueshëm, aktori i Ezel i jep fund beqarisë, dasma që i mblodhi të gjithë (Foto)

Aktori turk, Sarp Akkaya, i njohur për shqiptarët për rolin e Tefos tek “Ezeli” dhe për rolin e Damirit tek “Fate të Kryqëzuara” i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë.

ShowBiz

22/05/2017 23:04

Propozimi për martesë i partneres, disa muaj më parë (lexo këtu), gjatë pushimit të ndeshjes së basketbollit të Fenerbahces në Ulker Sport Arena, i mahniti të gjithë, kur Tefo shfaqi edhe anën e vet më romantike.

Sarp Akkaya dhe Sinem Yalçinkaya, vokaliste në një show të përjavshëm në Turqi, janë lidhur prej disa vitesh. Dasma ka pasur të ftuar miq të shumtë të çiftit, ku natyrisht, nuk ka munguar as Kenan Imirzalioglu, Ezeli, së bashku me bashkëshorten e tij, Sinem Kobal.

Mediat turke e kanë pasqyruar me foto dhe video dasmën e aktorit, ku nuse e dhëndër janë veshur me të bardha dhe kanë gëzuar të gjithë të pranishmit. Madje, edhe kanë kënduar për të gjithë.