Pas problemeve me “On Records”, Mozzik i vë këtë emër vetes

Mozzik javë më parë publikoi këngën "Madam" të shoqëruar edhe me videoklip.

ShowBiz

21/04/2018 10:01

Kënga është pritur shumë mirë dhe kishte marrë mbi 7 milionë klikime në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.

Por, ish-menaxhmenti i tij i kanë fshirë këngën, me pretekst që është punuar në studio të tyre gjatë kohës kur ishte pjesë e “On Records”.

Gjatë ditës së djeshme, ka pasur reagime të shumta nga të dyja palët, reperi ka thënë se kënga është me tekst të tij, ndërsa i ka ndryshuar edhe “beatin”.

Kurse, më tej si kundërpërgjigje ai ka publikuar një fotografi në të cilën ka shkruar “Yll”. /Lajmi.net/

STAR BOY ?

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on