Pas Prizrenit, rritet çmimi i bukës edhe në Kaçanik

Pas rritjes së çmimit  të bukës në Komunën e Prizrenit, komuna e dytë që bën këtë rritje të çmimit  të bukës është Kaçaniku.

Lajme

19/11/2018 15:52

Këtë e ka konfirmuar për kallxo.com furra dhe Pizzeria “Era”, një punëtore në kushte anonimiteti.

“Po është rrit çmimi  i bukës, u kan 25 cent e tash është bo 35 cent”, tha shkurt.

Gjithashtu për rritjen e çmimit  të bukës kishte reaguar edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, (AKK), Valon Prestreshi.

Prestreshi kishte thënë se që nga sot grupi punues i hetueseve për monitorimin e çmimeve te produkteve te cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja.