Pas pritjes së gjatë, ‘haxhinjtë’ kosovarë nisen për në Mekë

Pas më shumë se 20 orë pritje, kosovarët që kanë planifikuar të shkojnë në haxh, janë nisur nga Prishtina.

Lajme

20/08/2017 17:10

Lajmin për nisjen e tyre e ka konfirmuar për klanksoova.tv, Koordinatori për fluturime në aeroportin “Adem Jashari, Driton Hyseni.

220 ‘haxhinjtë’ tek në orën 16:39 janë nisur këtë të diel nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Fluturimi i tyre ishte planifikuar të bëhej të shtunën në orën 21:00, por që kishte dështuar fluturimi dhe ata kanë mbetur deri tash brenda aeroportit.