Pas Pogba, edhe ylli tjetër i skuadrës është afër largimit

Manchester United po kalon një nga sezonet më të “zi” që mund ta mbajmë në mend.

Sport

08/10/2018 18:07

“Djajtë e kuq” nuk po arrijnë rezultatet e pritura dhe pos kësaj, ka edhe përçarje brenda kampit.

Ishte ylli francez Paul Pogba ai i cili kërkoi largimin gjatë kësaj vere, për të shkuar drejt Barcelonës. Kërkesa e tij nuk u plotësua nga klubi.

Me fillim të sezonit të ri, francezi filloi përplasjet me trajnerin e skuadrës.

Së fundmi, është edhe Ander Herrera ai i cili po planifikon largimin nga “Old Trafford”, raporton “El Correo”.

Lojtari nuk ka gëzuar hapësira në formacionin e Mourinhos dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit, gjë që e bënë lojtarin të lirë. /Lajmi.net/