Pas pesë vjetësh, Backstreet Boys publikojnë këngën e parë

'Don’t Go Breaking My Heart' titullohet kënga që riktheu fuqishëm djemtë e grupit Backstreet Boys pas pesë vjetësh.

ShowBiz

17/05/2018 15:40

Pesëshja fantastike vijnë të freskët me një këng ritmike e cila në Youtube për një ditë ka marrë mijëra klikime, shkruan lajmi.net

Bashkëthemeluesi Kevin për ‘Billboard’ është shprehur shumë i lumtur kur u pyet për këngën e re, të parën nga albumi i tyre i patitulluar.

Pesë anëtarët e këtij grupi janë:

Nick Carter (38 vjeç)

Kevin Richardson (46 vjeç)

Howie Dorough (44 vjeç)

Brian Littrell (43 vjeç)

AJ McLean (40 vjeç)

Kujtojmë se ‘Backstreet Boys’ kanë shitur mbi 100 milionë albume në mbarë botën, duke i bërë ata një nga grupet me më së shumti albume të shitura në glob.

Ndryshe, bendi kohë më parë mori një yll në “Walk of Fame” në Hollywood.telegrafi/Lajmi.net/

YouTube player