Pas përfundimit të protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, hapet kufiri Kosovë-Shqipëri

Protesta e tensionuar në Rrugën e Kombit, bëri që Pikë kalimi kufitar Vërmicë-Morinë të mbyllet, duke pamundsuar hyrjen e automjeteve në Shqipëri.

Lajme

31/03/2018 15:37

Por, pas ndërprerjes së protestës në të cilën u lënduan disa persona, tashmë të gjitha automjetet mund të qarkullojnë lirshëm.

Kështu të paktën ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për lajmi.net.

“Ju njoftoj se sot me datën 31.03.2018 rreth orës 15:00, nga autoritetet shqiptare është hapur PKK Vermice – VKK Morine dhe automjetet mund te v qarkullojne lirshem për Shqipëri”, ka thënë Kelani.

Ky kufi u mbyll të paktën për 3-4 orë, pas eskalimit të protestës në Rrugën e Kombit.

Lajmi.net raportoi edhe më herët për kolonat e shumta që janë krijuar te kufiri Kosovë-Shqipëri.

Ndryshe, protestuesit kanë djegur dhe shkatërruar ojbketet e ndërtuara në të cilat do të paguhej taksa për qarkullimin në Autostradë.

Kjo taksë u cilësua mjaft e lartë.

Për vetura taksa do të jetë 5 euro, për autobusë 11, kurse për kamionë mbi 20 euro. /Lajmi.net