Pas përfundimit të koncertit, bllokohen disa rrugë të Prishtinës

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka mbajtur koncert madhështor në Prishtinë.

ShowBiz

14/07/2018 22:23

Një numër i madh fansash të saj ishin mbledhur tek Biblioteka Kombëtare për ta shikuar nga afër koncertin e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka performuar hitet e saj para fansave, të cilët brohorisnin bshkë me të, deri në këngën e fundit.

Pas përfundimit të koncertit, janë bllokuar disa rrugë në kryeqytet derisa të shpërndahen ata që ishin të pranishëm në koncertin tek Biblioteka Kombëtare.

Lajmi.net ju sjell përmes një videoje pamje teksa është bllokuar rruga George Bush në Prishtinë. /Lajmi.net/