Pas përforcimeve, futbollisti i njohur largohet nga Milan (FOTO)

Gabriel Paletta nuk do të jetë futbollist i Milanit në sezonin e ardhshëm.

Merkato

13/06/2017 16:35

Gabriel Paletta do të largohet nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë se qendërmbrojtësi është në kërkim të një skuadre të re.

Edhe pse ka kontratë deri më 2018, Paletta është i vetëdijshëm se nuk është më i dobishëm tek “Rossonerët”, përcjell “lajmi.net”.

Atalanta dhe Fiorentina kanë shprehur interesim për transferimin e tij. /Lajmi.net/