Pas parajsës xhamajkane, Marina dhe Geti vazhdojnë muajin e mjaltit në një tjetër shtet

Marinës dhe Getoarit u duhej të prisnin pak për të shkuar për muaj mjalti, kjo për shkak të impenjimeve të shumta që çifti kishte.

ShowBiz

16/10/2017 16:31

Një ditë pas dasmës madhështore të mbajtur në Gjirin e Lalëzit, Marina u pa menjëherë në TV Klan pasi duhet të ishte e pranishme në mbledhje ku do të diskutohej për emisionin e ri që pritet të nisë së shpejti, e ndërsa Geti kishte koncerte.

Megjithatë pritja padyshim ia vlejti. Çifti kishte zgjedhur Xhamajkën e largët si vendin e parë ku do të udhëtonin zyrtarisht si burrë e grua. Si Marina ashtu edhe Geti u treguan paksa të “kursyer” me fotot e postuara në Instagram. Mesa duket kishin vendosur që t’i shijonin në maksimum ato ditë, larg rrjeteve sociale dhe asaj çfarë shkruheshin për ata në media.

Pas parajsës xhamajkane e cila zgjati më shumë se një javë, (të paktën këtë kemi kuptuar nga postimet e tyre në rrjetet sociale) Marina dhe Geti kanë vazhduar muajin e mjaltit në një tjetër shtet, kësaj here në Italinë e afërt.

Bukuroshja ka postuar një video në Instastory e bërë me efektin ‘boomerang’ ku shfaqet duke iu hedhur në krah Getit.

Duket se muaji i mjaltit për çiftin nuk paska fund, megjithatë ne jemi të sigurt që ata do të kthehen përpara datës 22 tetor pasi do të nisë transmetimin “C’est la vie”, emisioni që do drejtohet nga e bukura Marinë./class/