Pas operacionit, Era Istrefi rikthehet në top-formë

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi javën e kaluar i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike për largimin e apendiksit.

ShowBiz

01/09/2018 15:59

Ajo pas lirimit nga spitali u shpreh se po ndjehet më mirë dhe që ka filluar të marrë veten, shkruan lajmi net.

Kështu, në dy videot e fundit Era tregon se është duke u relaksuar në një pishinë gjersa sjell pamje nga atje. Siç duket Istrefi tashmë po rikthehet në top-formë.

E njëjta ka qenë këtë verë shumë aktive, duke publikuar disa projekte muzikore e që pas kësaj ndërhyrje do të punojë fuqishëm për projektet që do t’i publikoj në vijim.

“Prisoner” dhe “Oh God”, janë dy këngët e fundit të lansuara nga ajo me klipe mjaft atraktive në Xhamajka./Lajmi.net/