Pas një viti, Albërie Hadërgjonaj rikthehet me këngë të re

Ka një vit që këngëtarja shqiptare nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

ShowBiz

24/05/2018 13:13

Dhe tani, Albërie Hadërgjonaj ka paralajmëruar këngën e re xhirimet e së cilës ka nisur, shkruan lajmi net.

Me anë të një fotografie që ka publikuar në Instagram, Hadërgjonaj bën të ditur se është gati për të xhiruar projektin e ri.

“Kënga e re së shpejti”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, “Sa here m’ke dasht” mbetet projekti i fundit që ka lansuar ndërkaq tani mbetet të shohim se çfarë do sjell.

Albëria përflitet shpesh për pamjen dhe ndërhyrjet kirurgjike, të cilat e kanë bërë konkurente edhe të artisteve të reja. /Lajmi.net/

YouTube player