Pas një pauze të gjatë, “Beso” publikohet nga ‘West Side Family’

Pas një pauze të gjatë prej tre vitesh, rikthehet grupi "West Side Family".

ShowBiz

29/12/2017 18:55

Dyshja Landi dhe Hysi kishin paralajmëruar rikthimin e grupit disa ditë më parë, shkruan lajmi.net.

Tashmë ata kanë publikuar këngën “Beso”, projekt ky që është shumë i veçantë, ngase përmban edhe zërin e pjesëtarit të ndjerë të këtij grupi, Dr Florit.

Kjo këngë vjen si rikujtim i jetës artistike të Dr Florit si dhe tregon afërsinë që kishin mes vete gjithë anëtarët e grupit.

Kujtomë se Dr Flori u nda nga jeta në vitin 2014 si pasojë e mbidozës së drogës. /Lajmi.net/

YouTube player