Pas nënshkrimit me Juventus, Ramsey u drejtohet me disa fjalë tifozëve të Arsenal

Aaron Ramsey sot ka nënshkruar parakontratën me Juventus, duke bërë kështu të ditur se në sezonin e ardhshëm do të luaj në Serie A.

Sport

11/02/2019 20:32

Kontrata e Ramsey me Arsenal skadon në fund të këtij sezoni dhe palët nuk kanë arritur që të dakordohen për rinovimin e saj.

Skuadra që shfrytëzoi më së miri këtë situatë ishte ajo e Juventus, e cila do ta transferojë si të lirë lojtarin.

Ramsey ka nënshkruar një kontratë e cila i siguron atij 400 mijë funte në javë. Pas kësaj, ai ka shkruar disa fjalë për tifozët e Arsenal.

“Siç keni mundur ta kuptoni, unë jam pajtuar për një parakontratë me Juventus. Kisha dëshirë që të shkruaj një deklarim personal për të gjithë tifozët e Arsenal që kanë qenë shumë besnik dhe pëkrahës. Ju më mirëpritet mua si tinejxher dhe keni qenë aty për mua gjatë të mirave dhe të këqijave gjatë kohës sime me skuadrën. Është e rëndë që të largohem pas 11 viteve të mrekullueshme në Veri të Londrës. Faleminderit”

“Do të vazhdoj të jap 100% për skuadrën dhe shpresoj të përfundoj sezonin fuqishëm, para se të drejtohem në kapitullin e ri në Torino”

“Më të mirat, Aaron” ka shkruar uellsiani, përcjell lajmi.net.

Ramsey pati një sezon mjaftë të mirë deri më tani, duke u përshtatur shumë mirë me taktikat e Unai Emery. /Lajmi.net/