Pas ndeshjes Shqipëri – Zvicër, lojtarët do të dëgjojnë muzikë shqip

Loja futbollistike mes Zvicrës dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet sot, në kuadër të Kampionatit Evropian në Francë, pritet të jetë një duel mjaft interesant në fushë, por pas ndeshjes duket se të dy kombëtaret do të festojnë së bashku.

Lajme

11/06/2016 16:27

Është këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Zvicër, Elina Duni, ajo që do të mbajë një koncert në qytetin Lens, pikërisht në vendin ku do të zhvillohet edhe ndeshja. Koncerti i këngëtares së njohur të muzikës jazz do të mbahet menjëherë pas ndeshjes, duke filluar nga ora 18.00.

Koncerti do të mbahet në Muzeun e Louvre – Lens, 99 Rue Paul Bert 62300 Lens, në prani të lojtarëve nga të dyja ekipet, autoriteteve franceze, zvicerane dhe shqiptare, gazetarë, të ftuar dhe miq të tjerë. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja Duni në rrjetet e saj sociale.

Koncerti organizohet nga Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada Zvicerane në Paris dhe do të nisë në orën 18:00.