Pas ndeshjes ndaj Levantes edhe Marcelo ka disa fjalë për trajnerin

Pas formës së dobët të Real Madrid, Julen Lopetegui është bërë caku kryesor i medieve.

Sport

20/10/2018 18:38

Trajneri është nën presion  të madh. E gjithë bota flet për një shkarkim të mundshëm të tij, përcjell lajmi.net.

Skuadra e tij ka shkuar pa fitore në pesë ndeshjet e fundit, gjë kjo që është e jashtëzakonshme për Real Madridin.

Megjithatë, në mbrojtje të tij ka dalë mbrojtësi i krahut të majt, Marcelo.

Ai ka thënë se e gjithë skuadra është në përkrahje të trajnerit spanjoll.

“Ne jemi me të deri në vdekje. Ai na flet qartë dhe kemi raporte të mira me të. Duhet ta lëm të punojë” ka thënë Marcelo për “beIN La Liga”.

Mbetet të shihet nëse Lopetegui do t’i mbijetojë edhe kësaj humbje.

Ndeshja e ardhshme në La Liga do të jetë me presion shumë të lartë për trajnerin. Ai me skuadrën do të përballen me rivalin jetësor, Barcelona. /Lajmi.net/