Pas ndarjes nga Liam Payne, Cheryl vjen me skena të ‘nxehta’ në klipin e ri

Cheryl është rikthyer me videoklip të ri me projektin “Love Made Me Do It”.

ShowBiz

09/11/2018 23:45

Ylli i X Factor, vjen në skena të ‘nxehta’ me kërcimtarët në projektin e rikthimit, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja 35- vjeçare, lansoi këngën e parë pas katër vitesh pauzë në muzikë, ndërsa i këndon dashurisë.

Pas lindjes së Bear dhe ndarjes nga Liam Payne, këngëtarja shënoi rikthimin e saj me këngën “Love Made Me Do It”.

Fansat e saj e kanë pritur mirë rikthimin e Cheryl në muzikë, ndërsa është paralajmëruar edhe kthimi i saj në “X Factor”. /Lajmi.net/