Pas ndarjes nga i fejuari, Ariana Grande bën veprimin e papritur

Ariana Grande ka bërë një ndryshim të papritur në pamje.

ShowBiz

16/11/2018 16:35

Ariana Grande ka prerë flokët pak kohë pas ndarjes nga i fejuari i saj Pete Davidson, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e zbuloi stilin e ri të flokëve përmes një imazhi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ajo njihe për bishtin e saj të gjatë të flokëve, por tani Ariana ka prerë flokët pasi u nda nga i fejuari i saj.

Pop-ylli, 25 vjeç përmes një filteri ka treguar pamjen e saj të re, ndryshim ky që u mirëprit nga fansat e saj.

Lajmi për ndarjen e Arianës nga Pete Davidson u konfirmua muajin e kaluar, burime të TMZ treguan se çifti nuk ishin të gatshëm për lidhje. /Lajmi.net/