Pas ndarjes nga Cheryl, Liam Payne duket i mërzitur në publik

Liam Payne dhe Cheryl përmes një deklarate të përbashkët kanë njoftuar se i kanë dhënë fund lidhjes dyvjeçare.

ShowBiz

03/07/2018 10:25

Ylli i “One Direction” ka kaluar ditën me miqtë, derisa ishi i tij feston ditëlindjen e 35-të, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Çifti kishin njoftuar për ndarjen të dielën, përmes rrjetit Twitter, ku shkruan “Ne jemi të trishtuar të ju njoftojmë se po ndajmë rrugët tona. Ishte e vështirë ta marrim këtë vendim”.

Ata kanë premtuar se do të kujdesen së bashku për ta rritur djalin 15 muajsh, Bear.

Një ditë para se të bënin njoftimin për ndarje, Liam po argëtohej bashkë me miqtë në Londër, të shtunën.

Burime të TheSun pohojnë se derisa ai po rrinte ulur duke pirë duhan, mezi po fliste, ngase ishte i mërzitur.

Ai dhe Cheryl, konfirmuan marrëdhënien e tyre në shkur të vitit 2016, ndërsa pas dy vitesh janë ndarë. /Lajmi.net/