Pas ndarjes nga Benardi, Xheni merr propozimin më të paparë

Xheni mbetet një nga banoret më të përfolura të “Big Brother”.

ShowBiz

15/11/2017 18:52

Edhe pse e ndarë tashmë nga Benardi, ata janë në qendër të vëmendjes duke ngacmuar publikisht njëritjetrin.

Kësaj radhe Xheni ka publikuar një mesazh që me siguri do tërheqi edhe vëmendjen e Benardit.

Asaj i ka ardhur një mesazh, ku një djalë i propozon për të qënë bashkë, duke i renditur kështu edhe karakteristkat e tij, që janë komplet të ndryshme nga ato të Benardit. “Unë çun Tirone po, me toka në mes të Tironës po, 1.81 i gjatë,sytë jeshil, flokët me xhel iriq jo të krehura anash, pronar lokali , nje vit burg, 3 vjet emigrim, i rraf me jetën…ça do mo… mashkulli ideal për një goc të mirë si ty.”− i shkruan djali Xhenit.

Xheni ka vendosur ta ndajë këtë mesazh me të gjithë, duke e postuar në Instagram shoqëruar me ca ikona ku qesh me lot. Por çfarë mendon Benardi, ish i dashuri i saj për këtë mesazh? Akoma nuk ka ardhur asnjë reagim nga ai e ne mbetemi në pritje.