Pas ‘Natev’ edhe një projekt tjetër interesant i të rinjve shqiptarë

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Natev”, vijnë përsëri lajme të mira nga të rinjtë shqiptarë, që po dëshmojnë me njohuritë e tyre, veçanërisht në fushën e teknologjisë.

Auto & Tek

23/05/2015 23:19

Grigor Basha dhe Mikel Çuni janë dy student nga Shqipëria që e përfaqësojnë popullin shqiptarë në një garë po ashtu ndërkombëtare. Këta studentë konkurrojnë në garën GIST TECH-i Competition 2015, konkurs i mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Inovacioni i këtyre studenteve aktualisht është ndër 15 projektet më të mira nga 792 gjithsej nga 74 vende të botës.

Inovacioni me të cilin këta studentë na përfaqësojnë quhet Smart Charging, ku synohet të ndërtohet një stacion me strukturë multifunksionale e cila do ta përdorë energjinë e rinovueshme, panelet diellore për të e bërë të mundur mbushjen e telefonave celularë, gjithashtu struktura do të ketë një sërë funksionesh të tjera si psh. opsioni Wi-Fi, logimi në internet etj.

Andaj, duke bërë shpërndarje nëpër faqet tuaja në rrjetet sociale dhe duke votuar do t’i ndihmonit këtyre djemve shqiptarë, përfaqësues jo vetëm të vetës së tyre, por të gjithë shqiptarëve.

Ky është linku për votë: (KËTU). Keni të drejte të votoni njëherë gjatë 24 orëve. (lajmi.net)