“Pas MSA-së, heqjes së vizave, UEFA-s e FIFA-s, vijnë autostradat” (Foto&Video)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur me intensitetin e punimeve ne autostradën Arber Xhaveri në segmentin Prishtinë Han i Elezit.

Lajme

20/05/2016 12:52

Gjatë një inspektimi të punimeve së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lufti Zharku, Thaçi ka vlerësuar se pas arritjes së disa sukseseve, siç është MSA rekomandimi për liberalizim të vizave, anëtarsimit në UEFA e FIFA, vendit i nevojiten edhe autostradat.

“Pas nënshkrimit të MSA rekomandimit për vizat pranimi në UEFA e FIFA ka përgjegjësi për ndryshime dhe projekti i kësaj autostrade është më i mirë për Kosovën europiane. Me këto projekt Kosova është bërë urë-lidhëse me shtetet e rajonit”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net .

Kurse ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka shprehur bindjen se autostrada do të përfundojë në kohën e paraparë në vitin 2018.

Ai ka thënë se në qershor do të përfundojë edhe plani për autostradën Prishtinë-Gjilan dhe, se punimet do të nisin në vitin e ardhshëm./lajmi.net

13234933_10208478894842283_681830060_o 13271693_10208478821640453_1589017610_o

YouTube player

13234890_10154106392645120_379270889_o 13234715_10208478857281344_706655261_o