Pas mbi 12 orësh në heshtje vjen reagimi i parë i Lulzim Bashës

Prej mëse 12 orësh, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar më në fund në lidhje me zgjedhjet parlamentare.

Lajme

26/06/2017 13:56

Reagimi i Bashës ka ardhur në formën e një mesazhi, që ai i ka drejtuar komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve të PD-së.

Ja çfarë u shkruan Basha demokratëve:

Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve.

Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote.

Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund.

Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha