Pas Mayweather është radha e McGregor të përballet me Nasukawan

Pasi kemi parë se sa me lehtësi Floyd Mayweather e mposhti Tenshin Nasukawan, tashmë edhe Conor McGregor po kërkon një “pjesë” kënaqësi.

Sport

07/01/2019 23:28

Irlandezi i ka bërë thirrje për luftë japonezit të ri, i cili në sportin e tij është kampion i padiskutueshëm.

Këtë thirrje McGregor e ka bërë përmes rrjetit social “Twitter” ku ka shkruar: “Dëshiroj të shkoj në Tokyo për tu përballur me Tenshin Nasukawan, në një ndeshje të MMA” ka thënë McGregor, transmeton lajmi.net.

“Dua që kjo të ndodh para verës. Ju lutem aranzhoni këtë ndeshje. Sinqerisht, kampioni” ka shkruar tutje irlandezi.

Një përgjigje për këtë pati menjëherë nga kik boksieri japonez, i cili ishte i lumtur për ftesën, por shtroi disa kërkesa të reja.

“I dashur McGregor. Faleminderit që ke mbajtur mend emrin tim. Jam i nderuar që po konsideron një ndeshje me mua” ka thënë fillimisht Nasukawa, transmeton lajmi.net.

“58 kg, rregulla të kik boksit, këto do të bënin një ndeshje në të ardhmen e afërt” ishin fjalët e tij.

Ja pra deri ku kemi arritur. Një ndeshje sportive për të cilën palët dakordohen në “Twitter”. 2019 lexues të dashur.  /Lajmi.net/