Pas Martinez e Ibrahimovic, ky është sulmuesi i tretë që kërkohet nga Milan

Pas Jackson Martinez e Zlatan Ibrahimovic, Milan ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Shakhtar Donetskut, Luiz Adriano.

Sport

16/06/2015 09:59

Luiz Adriano, një emër i ri si përforcim i mundshëm i Milanit.

Pas dyshes Jackson Martinez nga Porto dhe Zlatan Ibrahimovic nga Paris Saint-Germain, “Rossonerët” kanë identifikuar yllin e Shakhtar Donetskut si futbollist i nevojshëm në San Siro, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Adriano në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i Romës.

Mirëpo, tani spekulohet se kërkohet nga Milan.