Pas martesës, Rona Nishliu shfaqet më e lumtur se kurrë

Para pak ditësh këngëtarja e njohur, Rona Nishliu i dha fund beqarisë.

ShowBiz

18/09/2018 22:30

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj kishin preferuar që të mbani privatësi gjatë ceremonisë, andaj kjo dasmë erdhi si befasi për publikun, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale publikuan fotografi të llojllojshme e më pas filluan edhe muajin e mjaltit ku si destinacion kanë zgjedhur ishullin “Isola Bella” të Italisë.

E në një foto të fundit Nishliu shfaqet tejet e lumtur e cila tregon emocionet pas martesës. “Ju më bëtë të ndihem e emocionuar”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, sa i përket projekteve muzikore Rona ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re për fansat e saj. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn4WR38nKXs/?hl=en?&taken-by=rona1shliu