Pas lirimit të Ermal Hoxhës, Rezarta sjell videon emocionuese: Familja ime u bashkua

Rezarta Shkurta përmes rrjeteve sociale e bëri të ditur lajmin se bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha është liruar.

ShowBiz

18/09/2018 09:40

Ajo ka postuar një video emocionuese të bashkëshortit bashkë me vajzën e tyre, Herën, shkruan lajmi.net.

“Familja ime e vockel u bashkua??
Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju , keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja❤”, ka shkruar ajo.

Tash e një kohë, Rezarta nuk është aktive në muzikë, projekti i saj i fundit është “Gjysma ime”, publikuar në dhjetor të vitit 2016. /Lajmi.net/