Pas lindjes së vajzës, Zaimina dëshiron të lind një djalë

Katër muaj më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari ka sjell në jetë vajzën që e pagëzoi me emrin Khloe.

ShowBiz

02/06/2018 13:01

Ajo duket shumë e përkushtuar ndaj vajzës dhe shumë shpesh publikon imazhe të saj, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja ka publikuar një video përmes së cilës zbulon për herë të parë fytyrën e vajzës, duke e uruar për ditën e fëmijëve.

Në një intervistë dhënë për “Top Albania Radio”, këngëtarja tha se dëshiron që në një të ardhme të afërt të bëj një vëlla për Khloe, që njëherësh është dëshira e partnerit të saj.

Sa i përket jetës profesionale, Zaimina ka lënë pas angazhimet në muzikë, duke iu përkushtuar tërësisht vajzës. /Lajmi.net/