Pas lëndimit të Welbeck, Arsenal ka një “shpërblim” për lojtarin

Danny Welbeck ka thyer këmbën në ndeshjen e Arsenal kundër Sportingut.

Sport

09/11/2018 19:41

“Gunners” kanë ofruar një kontratë të re për sulmuesin, pasi kanë kuptuar se ai ka pësuar lëndim të rëndë në këmbën e tij të djathtë.

Reprezentuesit anglez i skadon kontrata aktuale me Arsenal në verën e ardhshme, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Perry Groves dëshiron t’i ofrojë kontratë të re lojtarit.

Kujtojmë se Danny Welbeck kalimin e tij në Arsenal e kishte bërë nga skuadra e Manchester United. /Lajmi.net/