Pas lëndimit, John Wall merr një vendim të madh

Ylli i NBA, John Wall ka pësuar një lëndim të madh që do ta mbajë për 12 muaj larg parketit.

Sport

09/02/2019 20:51

Anëtari i Washington Wizards, John Wall ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij, dhe nuk do të ketë mundësi ta ndihmojë skuadrën e tij për më shumë se 12 muaj, sipas raportit të parë mjekësor.

Por, këtë kohë të gjatë, ylli amerikan duket se nuk do ta lë t’i shkojë huq, dhe ka marrë një vendim të madh për këtë.

“Clutchpoints” raporton se John Wall do ta shfrytëzoj këtë kohë për të përfunduar kolegjin”, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Ëall kishte luajtur një vit në Kentucky, para se të draftohej i pari në zgjedhje, ku kaloi tek Washington Wizards.

Para se të lëndohej, këtë sezon organizatori regjistronte 20.7 pikë, 8.7 asistime dhe 1.5 topa të vjedhur, për ndeshje. /Lajmi.net/