Pas largimit të Ronaldos, Reali ia jep fanellën me numër 7 këtij futbollisti

Reali bëhet me 7-sh të ri.

Sport

22/07/2018 08:28

Real Madridi thuhet se tashmë ka rezervuar një numër të fanellës për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard.

Sipas mediumit anglez The Mirror, Hazard është shfaqur si objektivi numër një i kampionëve evropianë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar.

Disa media në Angli e japin si të kryer transferimin e yllit belg në Santiago Bernabeu, pasi sipas tyre skuadrat kanë arritur marrëveshje në shifrën e 190 milionë eurosh.

Në anën tjetër, mediat në Spanjë raportojnë se Real Madridi janë aq të sigurt në marrëveshje saqë e kanë rezervuar edhe numrin e fanellës për Hazard.