Pas largimit nga Napoli, Hamsik ka disa fjalë edhe për Juventus

Mesfushori i larguar nga Napoli, Marek Hamsik, ka gjetur kohë që të komentojë edhe skuadrën e Juventus.

Sport

15/02/2019 15:13

Juventus ishin rivalët kryesorë të Napolit në dy – tri vitet e fundit, në luftën për titullin e kampionit në Serie A, duke ia pa mundësuar napolitanëve triumfin.

Sigurisht, pas këtij rivaliteti të madh, ish kapiteni i Napolit, Marek Hamsik ka thënë se nuk do të luante kurrë për Juven.

“Unë isha afër kalimit tek Juve gjatë vitit të parë me Sarri? Nuk do të thosha kështu. Unë nuk do të bëja kurrë ndonjë gjë të tilë. Isha afër Milan, por unë kurrë nuk tentova të ndërroj skuadër sepse nuk dëshiroja. Ndihesha i lidhur me fanellën e Napolit” ka thënë Hamsik, transmeton lajmi.net.

Pas aventurës së tij me Napoli, Hamsik tashmë është transferuar në Superligën e Kinës, Dalian Yifang.

Hamsik kaloi plotë 12 vite tek skuadra nga Seri A. Ai me siguri do të kujtohet si një nga legjendat e Napolit. /Lajmi.net/