Pas largimit nga ‘BabaStars’, Cozman bën këtë veprim ndaj Ledrit

Me veprimin e fundit reperi i njohur, Cozman befasoi të gjithë.

ShowBiz

31/01/2019 21:00

Tashmë, të gjithë e dimë se ai është larguar nga grupi “BabaStars”, me anë të ‘thumbimeve’ që bëri ditë më parë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Meqë ky doli tani nga labeli i lartëpërmendur dhe Ledri para disa viteve, duket se dyshja janë bërë miq sërish.

Kjo ngjalli dyshime pasi reperët së fundmi e kanë ndjekur njëri-tjetrin në llogaritë e tyre, Instagram.

Nëse rikthehemi në kohë, thuhej se Cozman ka qenë kritik ndaj reperit, Vula kur përflitej se ai dhe Skivi i kishin bërë një diss këtij të fundit.

Megjithatë, nuk dihet nëse do të ndodhë një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen?!

Ndryshe, javë më parë në rubrikën VoxPop të “Mirage”, qytetarët dhanë mendimet e tyre për përçarjen mes “BabaStars”, që mund t’i ndiqni më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player