Pas lajmit për sherrin në koncertin e Noizyt në New York, reagon reperi

Këto ditë reperi Noizy po qëndron në Amerikë i ftuar të performojë në disa koncerte.

ShowBiz

25/11/2017 12:05

Në një nga ta, u përhapën thashetheme se Noizy ishte përfshirë në një mosmarrëveshje mes dy grupeve, shkruan lajmi.net.

Të përfshira në kërë sherr thuhej se ishin anëtarët e grupit OTR me atë të TBA, madje u tha që Noizy ishte përgjakur nga ky sulm.

Pas gjithë atyre që u thanë rreth konfliktit mes dy grupeve, Noizy ka reaguar përmes një postimi në Instagram, në të cilin duke mos thënë asnjë fjalë në lidhje me konfliktin e shumëfolur, reperi la të nënkuptohet se nuk kishte asgjë të vërtetë rreth thashethemeve për sulm.

“Një nga koncertet më të bukura të karrieres ishte në NY, ju kërkoj ndjes fansave që nuk munda ti takoj të gjithë, pasi shume prej tyre me kan prit jasht deri vonë ? dhe ne fund as nuk u pam dot ☺️? se shpejti gjithe video ne www.youtube.com/thisisnoizy”, shkruan Noizy në Instagram.

Kujtojmë që tri ditë më parë, Noizy ka lansuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Ledri Vulën, kënga mbanë titullin “Dje&Sot”. /Lajmi.net/