Pas lajmeve për raportet e prishura mes tyre, Rita Ora dhe Dua Lipa takohen sonte në Brit Awards 2018

Njëra është e nominuar e tjetra jo, por të dyja do të jenë pjesëmarrëse sonte në ceremonia më të madhe të ndarjes së çmimeve muzikore në Britaninë e Madhe, Brit Awards 2018.

ShowBiz

21/02/2018 15:55

Fjala është për dy shqiptaret që kanë bërë bujë të madhe nëpër botë, Dua Lipa dhe Rita Ora, shkruan lajmi.net

Dua Lipa është e nominuar në pesë kategori duke lënë anash shumë këngëtarë të njohur botëror ndërsa Rita Ora nuk është e nominuar fare dhe kjo  për shkak se  publiku do ti votojë këngët që janë publikuar vitin e kaluar dhe prurjet e saj erdhën në fund të vitit të kaluar duke mos arritur të futet në listë.

Mirëpo sidoqoftë Rita do të jetë e pranishme atje dhe këtë e ka konfirmuar nëpërmjet një imazhi.

Andaj dyshja do të bëhen bashkë në një vend pas lajmeve për raportet e prishura dhe nuk dihet se çka do të ndodhë, do përshëndeten apo jo./Lajmi.net/

YouTube player