Pas lajmeve për arrest, BabyGee me të atin shajnë publikisht Policinë e Kosovës

Mbrëmjen e djeshme ka qarkulluar një lajm në të cilin thuhej se këngëtarja BabyGee është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas është vendosur në repartin psikiatrik.

ShowBiz

19/11/2018 23:23

Mbrëmë (e diel) portali IndeksOnline duke iu referuar disa burimeve të tyre e kanë publikuar një informacion ku thuhej se është arrestuar këngëtarja Gordana Kingji e njohur si BabyGee, shkruan lajmi.net.

Sipas tyre asaj i janë gjetur lëndë narkotike dhe vetë këngëtarja ka përfunduar në spital pasi gjendjen e ka pasur shumë të rëndë pas përdorimit të tyre dhe përzirjes.

Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët nuk kanë dhënë ndonjë informacion lidhur me këte rast.

Më pas lajmi.net ka provuar të kontaktoj personat përgjegjës në QKUK mirëpo nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

E sot këngëtarja emri i së cilës u lakua shumë mbrëmjen e djeshme, është paraqitur nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Ajo atje ndodhet me babin e saj me të cilin e kanë realizuar një video ku shihen duke e sharë Policinë e Kosovës.

Në njëfarë mënyre ajo e ka mohuar edhe arrestimin./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqX8WLCn-It/