Pas kritikave që mori për klipin Enca ka një përgjigje EPIKE

Mbrëmë ka lansuar këngën dhe klipin e ri.

ShowBiz

24/03/2018 18:21

Këngëtarja Enca Haxhia ‘shpërtheu’ me këtë këngë pasi solli një megaprojekt, të pa parë asnjëherë deri më tani në trojet shqiptare, shkruan lajmi.net

Një histori interesante e dashurisë, një tematikë e ndjeshme të këngës por që është mjaft aktuale në publik dhe një klip me skena nga kisha e deri në shtratin e saj me pamje eksplicite e të nxehta, kanë bërë që këngëtarja të gjendet mes kritikave negative dhe komenteve pozitive.

E për gjithë ata që e kritikuan ashpër, Enca ka një përgjigje që mund të quhet EPIKE.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram të cilës ia la një shkrim të qartë.

“Ne nje bote hipokrite, une zgjedh te jem e vertete. Ne nje shoqeri maskiliste, I choose to be a King . #DUA” janë fjalët goditëse të saj.

Kujtojmë që kënga e saj ‘Dua’ që u lansua mbrëmë është shumë afër arritjes së 1 milion klikimeve në Youtube, shifër rekord kjo!/Lajmi.net/