Pas Kosovës, UEFA “çmend” serbët me diçka tjetër

UEFA ka bërë një gabim me emrin e skuadrës serbe Crvena Zvezda. Dhe, mediat serbe kanë reaguar ashpër duke e konsideruar si një “lëshim”, sikurse ai i pranimit të Kosovës.

Sport

27/05/2016 15:02

UEFA ka publikuar një paralajmërim të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Ai përmban xhirime të garës nga viti 1956 e deri më sot.

Por, në një pjesë të saj emri i skuadrës serbe “Crvena Zvezda” është shkrur gabimisht “Crvenazva Zvezda”.

“Pas vendimit për Kosovën, UEFA ka bërë një lëshim tjetër”, shkruan “B92”, përcjell “Lajmi.net”.

Crvena Zvezda është dy herë fituese e Ligës së Kampionëve.

Serbia është ende e hidhëruar me UEFA-në për vendimin për pranimin e Kosovës si anëtare të re.

Kosova më pas është pranuar edhe në FIFA.