Pas Kosovës, edhe SHBA-të bëhen me kryeprokuror shteti

Senati amerikan konfirmoi kandidaturën e Loretta Lynch për Prokurore të Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara.

Bota

23/04/2015 22:09

Ky hap do të thotë që Lynch bëhet gruaja e parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara që merr këtë detyrë.

56 senatorë votuan pro kandidaturës së saj, ndërsa 43 të tjerë e kundërshtuan. Votimi u vonua për pesë muaj nga ana e Senatit, për shkak të përplasjes me presidentin Barack Obama për reformën në emigracion dhe një sërë çështjesh të tjera.

Lynch do të zëvendësojë në këtë post Eric Holderin, që ka mbajtur këtë pozicion që prej ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të Barack Obama. /TCH/