Pas koncertit në Romë, Dua Lipa: Dashuria për rrënjët dhe vendin tim sa vjen e rritet

Dua Lipa mbrëmë bashkë me disa artistë të famshëm shqiptarë kanë mbajtur koncert në Romë.

ShowBiz

20/11/2018 09:39

Dua Lipa ishte e ftuar speciale bashkë me emra të njohur shqiptarë, të cilët mahnitën me performancat e tyre, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja këndoi hitin “Homesick”, ndërsa pas kësaj iu bashkua në skenë artistëve të tjerë për të kënduar në shqip.

Ky koncert i ka lënë shumë mbresa Duas, andaj përmes një statusi ajo shprehet e lumtur që ishte pjesë e këtij koncerti.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastriotin Skënderbeun ku performova bashkë me shumë artistë shqiptarë shumë të talentuar… dashuria ime për rrënjët e mia dhe vendin tim rritet më shumë sesa mendoja që ishte e mundur. Krenaria është e kuptueshme. Çfarë ndjenje. ❤”, ka shkruar Dua. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqZTqirB65C/