Pas komentit epik të Noizyt për “nusen” Rihanna edhe Enca ka një koment (Foto)

“Vajza e keqe”, Rihanna bën për vete edhe këngëtaren seksi, Encën.

ShowBiz

18/06/2017 20:10

Diva e skenave botërore, ka publikuar këngën e saj më të re nën titullin “Wild Thoughts”, në bashkëpunim me Dj Khaled dhe Bryson Tiller. Një këngë e cila pritet të jetë HIT i verës 2017, në klipin e së cilës RiRi duket shumë seksi, gjithashtu edhe “e egër”.Jemi mesuar me komentet e Noizyt per këngëtaren nga Barbadosi, pak më parë ai në një koment tek videot e saj, ka komentuar duke e quajtur, ‘nuse’ dhe më pas me një koment epik duke i thënë: ““Ta tregoj unë kur t’vish në shpi”, shkruan intv.al.

Por jo vetëm ai ka komentuar tek postimet e Rihannas, ish-bashkëpuntorja dhe ish-mikesha e tij Enca ka komentuar tek postimi I saj. Në një video të shkurtër nga kënga të postuar nga Rihanna në Instagram, Enca ka komentuar duke e quajtur: “Mami”. Mesa duket Enca është fanse e “çmendur” e “vajzes së keqe” Ririt.