Pas Kimit, Kylie Jenner organizon festën e mirëseardhjes për fëmijën

Sipas raportimeve të medieve të huaja, tri nga motrat Kardashian janë në pritje të fëmijëve.

ShowBiz

14/11/2017 10:26

Kylie Jenner po pret vajzë, këtë gjë ka lënë të nënkuptohet nga ngjyra e dekoreve në organizimin e festës së ashtuquajtur “baby shower”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

20-vjeçarja ka organizuar festën në shtëpinë e saj në Los Angeles, ndërsa gjithçka ishte dekoruar me ngjyrën rozë.

Fotografitë e Kylie Jenner si shtatzëne ishin nxjerrur nga paparacët, kurse ajo kishte akuzuar se janë fotoshop, por megjithatë realitetit nuk mundi t’i ikë.

Në rrjete sociale, Kylie ka publikuar një fotografi në të cilën kishte fokusuar një unazë diamanti, që nxiti thashethemet që ajo është fejuar me të dashurin, Travis Scott.

Përveç saj, shtatzëne janë edhe Khole dhe Kim, kjo e fundit po pret fëmijën e tretë të cilin do ta lindë një nënë surrogate dhe para dy ditësh kishte organizuar festën e mirëseardhjes për fëmijën. /Lajmi.net/